Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, i kërkoi sot institucioneve shtetërore që të japin ndihmesën e tyre për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të fundjaves së ardhshme. Presidenti Topi deklaroi në një takim me drejtuesit e institucioneve të zbatimit të ligjit, se Shqipëria po integrohet në Bashkimin Europian, ndaj dhe duhet të mbajë zgjedhje të lira, të sigurta dhe të qeta, si të Europës.