Lidhje

Vazhdon debati për veshjen e grave myslimane në Francë


Parlamenti francez vendosi të krijojë një komision për të studjuar veshjen e grave myslimane nga koka deri tek këmbët e njohur si ‘Burka’.

Njoftimin parlamenti francez e bëri sot pasi Presidenti Nicolas Sarkozi foli hapur rreth veshjes së grave myslimane. Ai tha dje se ‘Burka’ nuk është e mirëpritur në Francë pasi ajo i robëron gratë.

Gjatë një fjalimi historik para dy dhomave të parlamentit francez në Pallatin e Versajit jashtë Parisit, zoti Sarkozi tha se burka nuk është një simbol fetar por një shenjë nënshtrimi që bie ndesh me vlerat franceze.

Në Francë jetojnë shumica e myslimanëve të Evropës. Vetëm një numër i vogël i grave myslimane në Francë e veshin burkën.

Udhëheqësi i xhamisë më të madhe në Paris, Dalil Boubakeur thotë se kjo masë ndaluese përputhet me kulturën franceze. Por ai i tha agjencisë së lajmeve Associate Press se shpreson se kjo masë nuk do të nxisë “zemërimimin” e myslimanëve. (ze)

XS
SM
MD
LG