Lidhje

Beyonce fillon një turne në ndihmë të të varfërve


Është bërë tashmë diçka e zakonshme që, një pjesë e madhe e yjeve të artit amerikan merren me aktivitet humanitar. Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur amerikane Bjonce, e cila i është bashkuar organizatës "Feeding America and General Mills" në përpjekjet kundër varfërisë.

Këngëtarja 27-vjeçare ka filluar këtë javë një turne të ri në SHBA dhe tha me këtë rast se të ardhurat nga turneu do t’i dhurojë për rreth 3 ,5 milionë racione ushqimesh për të varfërit. Bjonse, fituese e Çmimit "Grammy" i ftoi edhe tifozët e saj ta mbështesin në fushatën e saj për të ndihmuar të varfërit.//lk

XS
SM
MD
LG