Lidhje

Ekonomia amerikane vazhdon rënien


Ekonomia amerikane po pëson rënie, por me ritme më të ulëta se ç’mendohej më parë, megjithatë numri i të papunëve vazhdon të rritet.

Raporti i publikuar sot nga Departamenti i Tregtisë tregon se prodhimi i brendshëm bruto ra 5.5 për qind sipas ritmit vjetor në tre muajt e parë të vitit, një rënie që është zero presje 2 përqind më e vogël se ç’ishte parashikuar.

Prodhimi i brendshëm bruto është një llogaritje e të gjithë artikujve dhe shërbimeve të prodhuara në vend dhe është matësi më i madh i mbarëvajtjes së ekonomisë.

Një tjetër raport nga Departamenti i Punës tregon se tregu amerikan i punës është keqësuar disi më shumë.

Numri i amerikanëve që kërkuan kompensime për papunësinë për herë të parë u rrit me 15 mijë vetë javën e kaluar duke arritur 627 mijë vetë. //rd//

XS
SM
MD
LG