Lidhje

Bagdat: 13 të vrarë e 50 të plagosur nga një shpërthim bombe


Policia irakiane thotë se të paktën 13 vetë janë vrarë nga një shpërthim bombe në qendër të Bagdatit, në aktet e fundit të dhunës që trodisin kryeqytetin.

Zyrtarë të sigurisë thonë se mbi 50 vetë të tjerë u plagosën sot në mëngjes, kur një bombë shpërtheu në një treg motorçikletash.

Njoftimet thonë se një motorçikletë e pajisur me një bombë të mbushur me gozhda dhe kuzhinjeta u aktivizua paradite në orët më të ngarkuara të tregut.

Duke folur në Uashington, Presidenti Barak Obama tha se megjithë sulmet e kohëve të fundit në Irak, gjendja e sigurisë është përmirësuar. Presidenti tha se situata dotë përmirësohet edhe më shumë nëse shiitët, sunitë dhe kurdët mund të zgjidhin disa prej mosmarrëveshjeve të tyre politike.

Sulmet e sotme në kryeqytet kryhen vetëm 4 ditë para se forcat amerikane të tërhiqen nga qytetet irakiane. (ze)

XS
SM
MD
LG