Lidhje

Obama, Merkel diskutojnë për Iranin, klimën dhe krizën ekonomike


Presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar disa çështje përfshirë Iranin, ndryshimet klimatike dhe krizën ekonomike globale.

Zoti Obama u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara nuk janë në nivelin e duhur të luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe vlerësoi Evropën që ka lëvizur më me shpejtësi në këtë çështje. Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare kundër ndryshimeve klimatike dhe duhet të punohet si me vendet e zhvilluara edhe me ato në zhvillim.

Presidenti Obama tha se diskutoi me zonjën Merkel edhe përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme dhe çrrënjosjen e al-Kaidës dhe aleatëve të saj nga Afganistani dhe Pakistani. //kk//

XS
SM
MD
LG