Lidhje

Kosumatorët amerikanë rrisin shpenzimet


Besimi i konsumatorëve amerikanë po rritet dhe ata po fillojnë gradualisht të shpenzojnë më shumë.

Një nga treguesit e besimit të konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara arriti në nivelin më të lartë që prej më shumë se 15 muajsh.

Departamenti amerikan i Tregëtisë tha sot se blerjet u rritën 0.3 për qind në maj, rritja e parë në shpenzime në tre muajt e fundit.

Por raporti tregon gjithashtu se konsumatorët janë ende të shqetësuar dhe po kursejnë në nivelin më të lartë që prej më shumë se 15 vjetësh.

Zyrtarët thonë se si shpenzimet ashtu edhe kursimet duket të jenë konsoliduar nga paketa e qeverisë për stimulimin e ekonomisë që kontribuoi për rritjet e të ardhurave muajin e kaluar.

Rritja e lehtë në shpenzimet e konsumatorëve dhe një vëmendje më të madhe tek kursimet, ndërsa rritet numri i të papunëve.

Në një raport të Departamentit të Punës dje thuhej se numri i amerikanëve që aplikojnë për kompensimin e papunësisë u rrit me 15 mijë javën e kaluar, duke arritur në 627 mijë. //bsa//

XS
SM
MD
LG