Lidhje

Hungari, përkujtohet 20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt


Udhëheqësit nga vendet e Evropës Lindore dhe Perëndimore janë mbledhur sot në Budapest të Hungarisë për të shënuar 20 vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt.

Më 27 qershor 1989, udhëheqësit e Hungarisë dhe Austrisë u takuan në kufirin mes dy vendeve dhe prenë një pjesë në telave me gjemba, një akt simbolik ky për heqjen e ndarjes mes vendeve kapitaliste dhe komunsite.Ai moment u konsiderua kyç për ngjarjet që çuan në rënien e Murit të Berlinit në Gjermani dhe komunizmit në Evropë.

Në një sesion të posaçëm të parlamentit hungarez me rastin e këtij përvjetori, Presidenti i Gjermanisë Horst Koehler falenderoi hungarezëtpër guximin dhe solidaritetin me Gjermaninë Lindore në vitin 1989.

Udhëheqësit e Austrisë, Sllovenisë dhe Zvicrës, sëbashku me zyrtarët e lartë nga disa vende të tjera ndodhen në Hungari me rastin e këtij përvjetori që do të mbyllet me një shfaqje të posaçme sot në mbrëmje në operën e Budapestit. //iç//

XS
SM
MD
LG