Lidhje

Vatra: Shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votime


Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Federata Panshqiptare Vatra në Shtetet e Bashkuara u bën thirrje shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në votimeve e 28 qershorit, duke i konsideruar ato “një ndër hapat më të rëndësishëm për ecurinë e zhvillimeve demokratike në Shqipëri”.

Në deklaratën e saj, Vatra thotë se “ky proces është i pari për Shqipërinë si një anëtare e NATO-s, dhe si i tillë duhet të pasqyrojë dhe të justifikojë besimin që Aleanca më e madhe e globit i dha Shqipërisë”.

Duke u prononcuar në favor të Partisë Demokratike, Vatra vlerëson se “në katër vitet e fundit Shqipëria ka njohur arritje historike”, të cilat ia atribuon“qeverisjes me vizion kombëtar e përkushtim” të Kryeministrit Sali Berisha. “Anëtarësimi në NATO dhe rritmet e shpejta drejt anëtarësimit në BE”, thuhet më tej në deklaratën e Vatrës, “janë dëshmi e vlerësimit të reformave të guximshme të asaj qeverie”.

Në përfundim të deklaratës, Vatra thotë se“të gjithe votuesit të respektojnë me fanatizëm standartet demokratike të zgjedhjeve dhe me votën e tyre të lartësojnë nderin e Shqipërisë”. //iç//

XS
SM
MD
LG