Lidhje

Analistët komentojnë rreth veçorive të zgjedhjeve në Shqipëri


Fushata zgjedhore në Shqipëri u zhvillua e qetë ndonëse problemet nuk kanë munguar. Por zgjedhjet e tanishme kanë disa veçori të spikatura në krahasim me 6 zgjedhjet që ka mbajtur Shqipëria gjatë periudhës së tranzicionit.

Ato zhvillohen pas pranimit të vendit në NATO dhe është hera e parë që Shqipëria voton në bazë të një sistemi proporcional rajonal, i cili u jep udhëheqësve të partive një rol të paparë.

Një veçori tjetër e fushatës për këto zgjedhje ka qenë se kjo ishte fushata më e kushtueshme zgjedhore deri tani në Shqipëri.

Sipas disa vëzhguesve, shtypi u kthye në shtojcë të partive politike madje u manipulua nga partitë në shkallë të paparë.

Analistët Lutfi Dervishi dhe Fatos Lubonja komentojnë në hollësi mbi veçoritë e këtyre zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG