Lidhje

Shqipëria voton


Shqiptarët po votojnë në zgjedhjet parlamentare që shikohen si vendimtare për shpresat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Votimet e sotme pritet të jenë një test i pjekurisë politike të Shqipërisë dhe janë të parat që nga anëtarësimi në NATO.Rreth 3.1 milion votues do të zgjedhin 140 parlamentarë në zgjedhjet e shtata që nga rënia e komunizmit në vitet 90’. Së paku 3 mijë vëzhgues po monitorojnë procesin e votimeve ku 500 prej tyre janë nga vende të tjera. Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se do të ndjekin nga afër për të parë nëse votimet janë të lira dhe të drejta. Zgjedhjet e mëparshme kanë dështuar për të plotësuar standartet ndërkombëtare dhe janë karekterizuar nga akuzat për fallsifikime dhe parregullsi. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të qendrojnë të hapura për 12 orë.

XS
SM
MD
LG