Lidhje

Obama: Tërheqja e forcave amerikane nga Iraku, moment historik


Presidenti Barak Obama tha se tërheqja e djeshme e forcave luftarake amerikane nga të gjitha qytetet Irakiane, është një “moment historik”. Zoti Obama tha se edhe pse mund të ketë dhuna ende në Irak vendi do të rilindë më i qëndrueshëm e sovran.

Presidenti Obama tha se duhet më tepër punë në Irak, edhe pse pjesa më e madhe është bërë.

"Populli irakian, me të drejtë e sheh këtë dite si një rast per t’u festuar. Ky është një hap përpara tepër i rëndësishëm për një Irak që tashmë është i bashkuar e sovran, e që vazhdon të kontrollojë çdo ditë e më tepër fatin e tij.”

Dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se arritjet në Irak, vinë me një përgjegjësi më e madhe.

"E ardhmja e Irakut është në duart e vetë popullit, dhe udhëheqësit Irakianë do u duhet të bëjnë disa zgjedhje të vështira për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve të rëndëshime politike, për të rritur mundësitë në vend, e për t’i ofruar më tepër siguri qyteteve të tyre.”

Presidenti Obama premtoi se Shtetet e Bashkura do të jenë“partnerë të ngushtë të popullit Irakian.”

Presidenti përmëndi atë çfarë ai e quajti “një bombardim të pakuptimtë” që ndodhi dje në mes të një sheshi plot me njerëz, në qytetin Kirkuk, dhe parashikoi se “përpara shtrihen ditë të vështira”. Zoti Obama shtoi se ai është i sigurtë se forcat e shkatërrimit do të dështojnë.

"E ardhmja i përket atyre që ndërtojnë , jo atyre që shkatërrojnë. Dhe transferimi i sotëm i përgjegjësive është një provë e mëtejshme se ata të cilët janë përpjekur ta zhysin Irakun në humnerën e përçarjes dhe luftës civile, ndodhen në anën e gabuar të historisë.”

Strategjia e administratës së presidentit Obama është që të tërheqë të gjitha brigadat luftarake brenda shtatorit të vitit të ardhshmëm, dhe të tërheqë të gjitha forcat ushtarake amerikane në Irak para fundit të vitit 2011.

Po dje sekretari i shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs, u shpreh se Komandantët amerikanë në Irak janë të bindur se trupat e Sigurimit Irakian janë në gjëndje të marrin nën kontroll të gjitha qytetet e vëndit.

Zoti Gibbs tha gjithashtu se nënpresidenti Biden, do të drejtojë politikën e administratës amerikane për Irakun dhe do të punojë me irakianët për t’i ndihmuar që të kapërcejnë ndasitë politike mes tyre. //kk//


XS
SM
MD
LG