Lidhje

Serbi: Dënohen 12 myslimanë të akuzuar për terrorizëm


Një gjykatë e Serbisë dënoi 12 myslimanë me afate burgimi deri në 13 vjet nën akuzat për planifikim sulmesh terroriste dhe për armëmbajtje pa leje.

Autoritetet thonë se myslimanët serbë kishin planifikuar sulme kundër policisë dhe një kleriku mysliman. Ato thanë se myslimanët kishin komplotuar për të sulmuar objekte të ndryshme në Beograd, duke përfshirë ambasadën amerikane.

Gjykata e Posaçme në Beograd dënoi me 13 vjet burg kreun e grupit në fjalë, Senad Ramoviç. Të pandehurit e tjerë morën dënime nga 6 muaj deri në 8 vjet burgim. Tre veta u liruan nga akuzat ndërsa një tjetër po gjykohet me një proces të veçantë.

Sipas autoriteteve, të gjithë myslimanët janë anëtarë të sektit radikal Wahabi, një formë konservatore e islamizmit suni që ka lidhje me Arabinë Saudite.

Hetuesit thanë se personat kishin një kamp terrorist stërvitjeje në rajonin e Sanxhakut në kufi me Kosovën. Sipas tyre, policia kishte gjetur një arsenal të madh armësh në këtë kamp gjatë bastisjeve në vitin 2007.//ii

XS
SM
MD
LG