Lidhje

Në Shqipëri fillon numërimi i votave nga qendrat problematike


Në Shqipëri janë mbyllur të gjithë qendrat e numërimit të votave dhe ky proces për ato komisione problematike është transferuar në Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot numërimin për 6 kuti të ardhura nga Kurbini, të cilat i përkasin qarkut të Lezhës. Rezultati që pritet të dalë prej tyre mendohet se nuk do të mund të ndikojë në një ndryshim të mandateve të deputetëve për këtë qark.

E ndryshme është situata për qarkun e Fierit. Janë kutitë e votimit të sjella nga Patosi, Lushnja dhe Fieri të cilat, po ashtu,do të numërohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Si Partia Demokratike ashtu dhe Partia Socialiste pretendojnë të ndryshojnë raportin e mandateve në përfundim të numërimit të kutive të mbetura.

Duke parë kohëzgjatjen për kutitë e Kurbinit mund të parashikohet se çështja e Fierit vështirë se mund të mbyllet përpara mesit të javës së ardhshme. //iç//

XS
SM
MD
LG