Lidhje

Moska: Obama, Medvedev do të nënshkruajnë traktat për armët


Një zyrtar i lartë rus tha se Presidenti Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev do të nënshkruajnë një protokoll mbi pakësimin e armëve në takimin e Moskës javën e ardhshme.

Sergei Pridhodko, këshilltar i lartë i zotit Medvedev, tha se deklarata do të përfshijë udhëzime të rëndësishme për negociatorët e të dy vendeve, që do të punojnë për një marrëveshje.

Marrëveshja, e cila skadon në dhjetor, do të zëvendësojë atë të vitit 1991 për Pakësimin e Armëve Strategjike. Zyrtari rus tha se vendi i tij shpreson për arritjen e një marrëveshjeje për traktatin e ri, ose në fund të vitit, ose në fillim të 2010-ës.

Zyrtari rus tha gjithashtu se të dy udhëheqësit do të nënshkruajnë një marrëveshje për kalimin përmes Rusisë të autokolonave ushtarake amerikane për në Afganistan. Presidenti Obama takohet të hënën me presidentin rus Medvedev dhe të martën, me kryeministrin Putin. //kk//


XS
SM
MD
LG