Lidhje

Shqipëri: PD, LSI marrëveshje për bashkëqeverisje


Në Shqipëri Kryeministri Sali Berisha i Partisë Demokratike ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim të fillojë negociatat për formimin e qeverisë së koalicionit.

LSI-ja e drejtuar nga Ilir Meta e pranoi ftesën.Kryetari i Partisë Demokratike arriti kështu të garantojë edhe për katër vjet të tjera mandatin për të drejtuar vendin.

Ftesa vjen më pak se një javë pas zgjedhjeve të përgjithshme, nga të cilat me pothuajse të gjitha votat të numëruara, demokratët kanë siguruar 47 për qind, ndërsa Partia Socialiste kishte 45 për qind. LSI-ja ka siguruar 6 për qind të votave.

Zgjedhjet ishin konsideruar si një provë e rëndësishme për perspektivën e Shqipërisë për Bashkimin Evropian. Shqipëria u anëtarësua në NATO në prill.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta iu përgjigj pozitivisht ftesës së Kryeministrit Berisha per bashkëpunim për qeverinë e ardhshme duke konfirmuar se do të bëhet pjesë e ekzekutivit të ri. //mm//


XS
SM
MD
LG