Lidhje

Presidentët Obama,  Medvedev takim i nivelit të lartë në Moskë


Shtëpia e Bardhë thotë se pret që Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij rus, Dmitri Medvedev, të shënojnë përparim për një traktat për armët bërthamore, në një takim të nivelit të lartë në Moskë nesër.

Presidentët po takohen për të shqyrtuar përparimin drejt ripërtëritjes së Traktatit për Pakësimin e Armëve Strategjike që skadon në dhjetor. Presidentët parashikohen gjithashtu që të nënshkruajnë një marrëveshje që do t'i lejonte Shtetet e Bashkuara të transportonin paisje ushtarake përmes territorit rus nga ajri për forcat e udhëhequra nga SHBA në Afganistan.

Zoti Medvedev, tha sot se ka një optimizëm të matur për arritjen e një marrëveshjeje të re për armët. Por ai tha se Uashingtoni duhet në fillim të pranojë një kompromis për dislokimin e planifikuar për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën Qendrore.

Zoti Obama, në një intervistë me gazetën e pavarur ruse Novaya Gazeta përsëriti pozicionin amerikan se sistemi mbrojtjes ka për qëllim kundërpërgjigjen nga sulme të mundshme me raketa nga Irani.//kk//

XS
SM
MD
LG