Lidhje

Bajden: Pheniani do që të tërheqë vëmendjen me raketat


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden nuk i dha shumë rëndësi hedhjes së shtatë raketave balistike të Koresë së Veriut, duke e quajtur një veprim për të tërhequr vëmendjen.

Në një intervistë sot për televizionin ABC, zoti Bajden tha se veprimet e Koresë së Veriut janë bërë porthuajse të parashikueshme.

Koreja e Veriut lëshoi disa raketa në Detin e Japonisë të shtunën. Veprimi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe ishte në shkelje të rezolutave në të cilat i ndalohet Phenianit që të ndërmarrë aktivitete të lidhura me raketa balistike.

Zoti Bajden thotë se administrata e presidentit Obama ka arritur me sukses të arrijë konsensus mes të gjitha vendeve që janë të rëndësishme për Korenë e Veriut, përfshirë Kinën dhe Rusinë, për të ndjekur një rrugë të përbashkët të izolimit të mëtejshëm të qeverisë së Phenianit. //kk//

XS
SM
MD
LG