Lidhje

Përgatitje për ceremoninë e varrimit të Majkëll Xheksonit


Në Los Anxhelos, në Kaliforni, po bëhen përgatitjet për shërbimin përkujtimor që do të mbahet nesër për yllin e muzikës POP, Michael Jackson, në arenën e basketbollit të Qendrës Staples në qendër të qytetit. Rreth Qendrës janë forcuar së tepërmi masat e sigurisë. Mediat nga e gjithë bota kanë ardhur tashmë për të ndjekur ceremoninë, për të cilën u zhvillua një llotari për shitjen e 18 mijë biletave për publikun.

...Ndërkohë, në Londër, Madona dha një koncert në të njëjtën arenë ku Majkëll Xheksoni do të fillonte më 13 korrik një seri prej 50 koncertesh. Në skenë ishte vendosur një fotografi e Xheksonit, ndërsa Madona intrepretonte këngën e njohur “Holiday”, ndërsa një kërcimtar i veshur me xheketë të zezë lëkure, bluzë të bardhë, doreza dhe çorape të bardha, kërcente, duke imituar lëvizjet karakteristike të Xheksonit.

Kur muzika interpretoi këngën e njohur “Wanna be starting sth”, kërcimtari imitoi ecjen e famshme “moon walk-ecje hënore” të artistit. Në koncertin e Madonës morën pjesë 17 mijë vetë. Gjatë kërcimit të fundit, këngëtarja dhe grupi i saj i kërcimtarëve kishin veshur doreza me xixa në dorën e djathtë, në kujtim të Xheksonit.

Në sfondin e skenës u projektuan disa nga fjalët e këngës së tij “Man in the mirror”, tepër të njohura, dhe që tashmë po kujtohen si motoja e artistit “Në se do ta bësh botën një vend më të mirë, ndrysho një herë veten”.

Në një intervistë që dha pas vdekjes së Xhesonit, Madona, që ka patur marrëdhënie miqësore me të, shprehu dëshpërim të thellë, ajo tha se Xhekosni realizoi arritje të paimagjinueshme në një moshë shumë të re dhe tha gjithashtu se ajo vetë i kërkonte mendim për krijimet e saj muzikore.//lk


XS
SM
MD
LG