Lidhje

Opozita iraniane kërkon lirimin e të burgosurve


Udhëheqësit reformistë të Iranit po u bëjnë thirrje autoriteteve të lirojnë të gjithë personat e ndaluar gjatë protestave që pasun zgjedhjet e muajit të kaluar.

Thirrja u bë nga kandidatët presidencialë të opozitës, Mir Hosein Musavi dhe Mahdi Karrubi sidhe nga ish presidenti Mohamed Khatami, pas një takimi që ata mbajtën mbrëmë vonë. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në faqen e Internetit të zotit Musavi, të tre udhëheqësit kërkojnë nga autoritetet t'i japin fund ndëshkimit të protestuesve. Policia iraniane ka ndaluar një mijë reformistë, aktivistë politikë, gazetarë dhe protestues gjatë demostratave që u zhvilluan në Teheran.

Zyrtarët thonë se shumica e të arrestuarve janë liruar. Përkrahësit e opozitës thonë se pati manipulime të shumta në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve treguan se Presidenti aktual, Mohamed Ahmadinexhad fitoi me shumicë dërmuese në zgjedhje. //rd//

XS
SM
MD
LG