Lidhje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për gjendjen ekonomike


Në Shqipëri ndikimi i krizës ekonomike globale do të vazhdojë të ndjehet me pasoja të prekshme për qytetarët. Guvernatori i Bankës Qëndrore Ardian Fullani, tha sot se rritja ekonomike do të jetë pozitive por e ulët, ndërsa sipërmarrja private do të jetë në vështirësi financiare, gjë që do të reflektohet në rritjen e papunësisë dhe uljen e të ardhurave për familjet shqiptare. Sistemi bankar deklaroi guvernatori Fullani e kaloi goditjen që mori vjeshtën e kaluar, por ky sistem po qëndron në pozita mbrojtëse për të shmangur efektet e rritjes së kredive të këqija ndërkohë që rezultatet financiare parashikohen në rënie edhe gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG