Lidhje

Presidenti Obama shtrëngon duart me Gadafin e Libisë


Presidenti Barak Obama shtrëngoi duart dje me udhëheqësin libian, Moamar Gadafi.

Ata i shtrënguan duart përpara një banketi për samitin e G8-s, ndërkohë që udhëheqësit e tetëshes po përgatiteshin për një fotografi të përbashkët. Nuk ka informacione nëse ata folën me njëri-tjetrin.

Zoti Gadafi ndodhej në samit si kryetar i radhës i Bashkimit Afrikan.

Ish Presidenti Ronald Regan e ka quajtur dikur Gadafin “qeni i tërbuar i Lindjes së Mesme” dhe në vitin 1986 ndërmori një sulm kundër Libisë për rolin e saj në shpërthimin terrorist në një disko të Berlinit.

Gjithashtu, agjentët e Libisë ishin prapa shpërthimit në vitin 1988 të avionit të shoqërisë Pan AM që u rrëzua mbi Lokerbi të Skocisë duke lënë të vdekur 270 vetë.

Libia dorëzoi dy persona të dyshuar për shpërthimin dhe i kompensoi viktimat. Më pas ajo hoqi dorë nga armët e shkatërrimit në masë duke bërë që Shtetet e Bashkuara të hiqnin sanksionet kundër këtij vendi.//ii

XS
SM
MD
LG