Lidhje

Popullariteti i Majkëll Xheksonit vazhdon i lartë


Turmat e njerëzve janë larguar nga "Staples Center" në Los Anxhelos, ku të martën u organizua një ceremoni mortore për nder të yllit të muzikës pop Majkëll Xhekson. Por adhuruesit ende vijnë në qytet për të nderuar emrin e tij, ndërsa njerëz anembanë botës ende e blejnë muzikëne tij.

Rakin Çoudhari, me origjinë nga Bangladeshi i cili jeton në Zelandën e Re, është një adhurues i Majkëll Xheksonit i cili u prek shumë nga ceremonia mortore e ditë së martë, e transmetuar në televizion anemebanë botës për miliona shikues.

Çoudhuri rithekson se figura e Xheksonit pati ndikim nga publiciteti i keq ndaj tij. Këngëtari disa herë ishte në qendër të kritikave për jetën e tij të vetmuar, dhe në vitin 2005, u lirua nga akuza se kishte ngacmuar seksualisht një djalë 13 vjeçar.

Shumë adhurues thonë se ata do t'a mbajnë mend talentin e jashtëzakonshëm të Majkëll Xheksonit si këngëtar dhe kërcimtar, teksa dëgjonin fjalët që thuheshin për të gjatë ceremonisë, dhe teksa shihnin videot e yllit të popit dhe dëgjonin muzikën e tij.

Laura Wang ka lindur pranë Shangait në Kinë dhe tani jeton në qytetin kanadez Edmonton. Ajo erdhi në Hollivud të Mërkurën, mbasi turma e njerzve ishte shpërndarë.

Sharlot Anno nga Parisi po qëndron në një familje amerikane në Denver si ndihmëse në shtëpi. Ajo shkoi së bashku me një shoqe deri në Hollivud për ceremonin e së martës. Ajo thotë se është shumë e mërzitur sepse SHBA dhe bota kanë humbur një legjendë.

Shitjet muzikore tregojnë se Xhekson, i cili vdiq nga pushimi i zemrës më 25 qershor, ka mbetur popullor si përherë. Shërbimi i shitjes së Cd-ve muzikore Nielsen SoundScan thotë se javën e kaluar në SHBA u shitën 800 mijë kopje të albumeve të Majkëll Xheksonit. Albumi i tij me përmbledhjen e këngëve "Number ones" është më i shituri, i pasuar nga albumi "Thriller".

Sipas renditjes Billoard për këngët më të mira të dixhitalizuara, Xhekson mban 5 nga 10 vendet e kësaj kategorie. //mm//

XS
SM
MD
LG