Lidhje

G-8 premton 20 miliard dollarë ndihma për vendet e varfëra


Krerët e vendeve më të pasura të botës e përfunduan takimin tre-ditor në Akuila të Italisë sot me premtimin për të dhënë 20 miliard dollarë ndihma për vendet e varfëra.

Shtetet e Bashkuara premtuan 3,5 miliard dollarë për programin tre-vjeçar për të ndihmuar vendet e varfëra në luftën kundër urisë dhe për zhvillimin e sektorëve të tyre bujqësorë. Njoftimi pasoi bisedimet mes krerëve të tetëshes për sigurinë e ushqimit me homologët e tyre nga vendet afrikane.

Organizata e OKB-së për ushqimin dhe bujqësinë e përshëndeti njoftimin.

Presidenti Obama u tha gazetarëve pas takimit se udhëheqësit kishin patur diskutime të mira për çështje si kriza ekonomike globale, ndryshimi i klimës dhe nevoja për të bashkëpunuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve. //bsa//

XS
SM
MD
LG