Lidhje

General Motors shpëton nga falimentimi


Gjigandi amerikan i automobilëve General Motors po del nga gjendja e falimentimit pas 40 ditësh, si një kompani e re dhe më kompakte.

Drejtori ekzekutiv Fritz Henderson tha se ka marr fund filozofia e mëparshme e biznesit të zakonshëm që dominoi GM-in për shumë vjet. Ai tha se kompania e re do të jetë e përkushtuar të ndërtojë tipe makinash dhe kamionësh që kërkohen nga njerëzit.

GM nënshkroi të premten dokumentacionin e gjykatës duke përfunduar shitjen e pjesëve të saj më fitimprurëse tek kompania e re, duke shkurtuar mijëra vende pune.

Drejtori ekzekutiv njoftoi gjithashtu një partneritet me kompaninë eBay, që do të lejojë njerëzit të blejnë makina në internet. GM-i i ri është 61 përqind në pronësi të qeverisë amerikane. //bsa//

XS
SM
MD
LG