Lidhje

Presidenti Obama takohet me Atin e Shenjtë


Presidenti amerikan Barak Obama dhe Papa Benedikti u takuan në Vatikan për bisedime mbi një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut.

Në fillim të takimit, Papa u dëgjua ta pyetë zotin Obama rreth takimit të Tetëshes. Presidenti e cilësoi takimin si shumë të frytshëm.

Zonja e parë Mishel Obama u bashkua me ta në fund të takimit 25 minutësh. Papa u takua privatisht edhe me dy vajzat e presidentit, Malia dhe Sasha.

Duke u larguar, zoti Obama falenderoi kryepriftin për takimin dhe shprehu besimin për ruajtjen e një marrëdhënieje të fuqishme me të në të ardhmen.

Nuk janë dhënë detaje për çështjet e diskutuara.

Por Papa dhe zoti Obama dihet që nuk janë dakort për çështje të tilla si aborti, por kanë pikëpamje të përbashkëta në çështje si ndihma për të varfërit.//kk//


XS
SM
MD
LG