Lidhje

Ekonomia në qendër të fjalimit të përjavshëm të Pres. Obama


Megjithëse është jashtë vendit Presidenti Obama e përqendroi fjalimin e tij të përjavshëm të shtunën tek një temë e brendshme, ekonomia amerikane.

Zoti Obama tha se akti për rimëkëmbjen ekonomike miratuar prej tij, kishte funksionuar sipas parashikimit dhe hodhi poshtë kritikat republikane që e ka cilësuar të dështuar paketën 787 miliardë dollarëshe të stimujve.

Ai tha se plani që hyri në fuqi në shkurt ka sjellë një lehtësim prej 43 miliardë dollarësh në taksa, ka siguruar sigurime shoqërore dhe shëndetësore për ata që kanë humbur punën dhe ka ulur ritmin e humbjes së mëtejshme të vendeve të punës.

Zoti Obama i hodhi poshtë sugjerimet për një paketë të dytë stimujsh dhe u kërkoi amerikanëve të tregojnë durim për ecurinë e rimëkëmbjes. Ai tha se plani kishte si synim të funksiononte në një hark kohor prej dy vjetësh dhe do të përshpejtohet gjatë muajve në vazhdim.

Në përgjigjen republikane, anëtari i Kongresit Erik Kantor shtoi edhe më tej kritikat për planin.

XS
SM
MD
LG