Lidhje

Maqedoni: Parlamenti miraton ndryshimet në qeverinë Gruevski


Parlamenti maqedonas miratoi ndryshimet në qeverinë e kryeministrit Nikola Gruevski.

Profesori i së drejtës Vasko Naumovski u vendos në postin e ministrit të Çështjeve Europiane. Maqedonia ka katër vite që është kandidate për anëtarësimin në BE, por anëtarësimi i saj është bllokuar nga mosmëmarrëveshjet me anëtaren e Bashkimit Evropian, Greqinë në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Bankieri Vladimir Pesevski do të jetë zëvendës kryeministër për çështjet ekonomike. Ndërsa zëvendës kryeministri Zoran Stavreski do të qëndrojë në qeveri si ministër i financave të vendit.

Burime të afërta pranë qeverisë thonë se ndryshimet priteshin prej kohësh.

Vota për miratimin e kabinetit të ri erdhi sot, mbas pesë orë debatesh në parlament. //bsa//

XS
SM
MD
LG