Lidhje

Kryeministri izraelit fton palestinezët të rifillojnë bisedimet e paqes


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po i bën thirrje presidentit palestinez Mahmoud Abbaz të takohet me të menjëherë për të rifilluar bisedimet e paqes.

Zoti Netanyahu tha sot në takimin me kabinetin e tij se është i gatshëm të bisedojë me udhëheqësin palestinez për çështje politike dhe ekonomike. Ai tha se Izraeli ka mundësinë të tërheqë shumë investitorë për të zhvilluar ekonominë palestineze.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se nuk do të rifillojnë bisedimet e paqes me Izraelin derisa të ndalë ndërtimi i vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perendimor.

Udhëheqësit izraelit dhe palestinez nuk janë takuar që kur zoti Netanjahu mori detyrën e tij në mars.

Zoti Abaz tha sot se palestinezët dhe izraelitëtduhet të përmbushin detyrimet e tyre sipas planit të paqes të hartuar në vitin 2003 dhe të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar. Plani bën thirrje për ndalimin e aktiviteteve të ndërtimit të vendbaniveme dhe u bën thirrje palestinezëve të dënojnë militantët që kërkojnë shkatërrimin e shtetit hebraik.//mm//

XS
SM
MD
LG