Lidhje

SHBA: Vazhdojnë polemikat për disa programe sekrete zbulimi


Në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë polemikat rreth akuzave se zyrtarët më të lartë të zbulimit nuk e mbajtën të informuar Kongresin rreth disa programeve tepër sekretë gjatë administratës Bush.

Sipas një shkrimi të botuar dje në gazetën New York Times, ish nënpresidenti Dik Çejni e urdhëroi në atë kohë Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, që të mos i jepte Kongresit informacione mbi një program për luftën kundër terrorizmit. Shkrimi bazohet në burime të paidentifikuara dhe jep vetëm një përshkrim të mjegullt të programit në fjalë.

Ligji amerikan kërkon që agjencitë e zbulimit të informojnë anëtarët kryesorë të Kongresit për disa aktivitete sekrete.


Dje, ish drejtori i CIA-s, Majkëll Hajden, mohoi akuzat se disa aspekte të një programi tjetër zbulimi, të miratuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit iu fshehën Kongresit.

Programi kishte të bënte me përgjimin e komunikimeve me telefon dhe me kompjuter dhe synonte të zbulonte bisedat e al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG