Lidhje

Topi, Sejdiu vizitojnë Maqedoninë me ftesë të presidentit  Ivanov


Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bamir Topi dhe Fatmir Sejdiu ndodhen në Ohër të Maqedonisë me ftesë të presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov.

Tre presidentët marrin pjesë në hapjen solemne të festivalit të Ohrit. Takimit të presidentëve Sejdiu dhe Ivanov në Ohër i parapriu takimi i parë në Vlorë para pak javësh duke i dhënë fund në këtë mënyrë mosmarrëveshjeve që ishin paraqitur në lidhje me protokollin e një vizite të parealizuar të zotit Sejdiu në Shkup dhe mungesës së ftesës për këtë të fundit në ceremoninë e inaugurimit të presidentit maqedonas.

Shkupi dhe Prishtina ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike edhe pas tetë muajsh nga njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia fqinje. //mm//

XS
SM
MD
LG