Lidhje

Solana: Forcimi i lidhjeve me Serbinë, synim themelor për BE-në


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana thotë se forcimi i lidhjeve me Serbinë është objektivi kryesor i Bashkimit.

Zoti Solana e bëri këtë deklaratë në Beograd pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç. Ai pranoi se ekzistojnë ende probleme, por palët do të bëjnë ç’është e mundur për të kapërcyer vështirësitë.

Serbia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan vitin e kaluar një marrëveshje për forcimin e lidhjeve mes tyre. Por Holanda, si anëtare e Bashkimit e ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes.

Holandezët këmbëngulin që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, duke arrestuar të pandehurit për krime lufte, Ratko Mlladiç dhe Goran Hadzic dhe t’i dërgojë ata në Hagë.

Qeveria holandeze pritet të miratojë propozimin për liberalizimin e vizave për shtetasit serbë.

Zoti Solana dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Jeremiç u thanë gazetarëve se presin që shtetasit serbë të marrin së shpejti në lajm të mirë për këtë çështje. //ii

XS
SM
MD
LG