Lidhje

Zyrtarët britanikë mbrojnë politikën e tyre për Afganistanin


Zyrtarët britanikë po mbrojnë angazhimin e vendit të tyre në luftën në Afganistan, ndërsa numri i trupave të vrarë atje kohët e fundit e kaloi numrin e të vrarëve në Irak.

Zyrtarët britanikë mohuan akuzat e politikanëve të opozitës se trupat britanike nuk janë të pajisura si duhet, duke bërë që ato të jenë më shumë në rrezik.

Shtimi i viktimave britanike gjatë javës së fundit ka shtuar shqetësimet rreth sigurisë së trupave në Britani, ku publiku është i përçarë përsa i përket pjesëmarrjes në luftë.

Një anketë e fundit e opinionit tregon se rreth 46 për qind e britanikëve mbështesin angazhimin e Britanisë në luftë, ndërsa rreth 47 për qind e kundërshtojnë atë.

Ndërkohë në Afganistan, zyrtarët thanë se shpërthimi sot i një bombe në anë të rrugës shkaktoi vrasjen e 4 policëve në perëndim të Kabulit, ndërkohë që NATO-ja njoftoi për vdekjen e një ushtari të saj. //ii

XS
SM
MD
LG