Lidhje

Kryeministri japonez bën thirrje për zgjedhje të përgjithshme


Kryeministri japonez Taro Aso thotë se do ta shpërndajë parlamentin javën e ardhshme dhe do të kërkojë zgjedhje të parakohshme me 30 gusht.

Pasi u shpall vendimi sot, koalicioni japonez në opozitë tha se kishte dorëzuar një mocion mosbesimi në parlament kundër kryeministrit dhe kabinetit të tij.

Mocioni i Partisë Demokratike të Japonisë dhe tre partive në koalicion me të pasoi dështimin e koalicionit në pushtet të zotit Aso për ruajtur shumicën në Asamblenë Metropolitane të Tokios gjatë zgjedhjeve dje.

Kryeministri njoftoi vendimin e tij për zgjedhje të reja pas bisedimeve sot me Partinë e tij Liberale Demokratike.

PLD-ja fitoi 38 mandate në parlamentin 127-anëtarësh të Tokios, ndërsa Partia Demokratike e Japonisë në opozitë, u udhëhequr nga Jukio Hatojama fitoi 54 mandate.

XS
SM
MD
LG