Lidhje

Obama: Papunësia në SHBA ende në rritje


Presidenti Barak Obama thotë se papunësia në Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të shënojë rritje të lehtë edhe në muajt në vazhdim. Presidenti tha sot se marrjet në punë zakonisht ndodhin pas përmirësimit në sektorë të tjerë ekonomikë dhe se nuk është e qartë se sa shpejt do të përmirësohet tregu i punës.

Sipas të dhënave të fundit papunësia në Amerikë është 9,5 përqind. Po të martën, sipas një njoftimi të qeverisë, shitjet me pakicë shënuan rritje në qershor, të nxitura nga ulja e çmimit të makinave dhe ngritja e çmimit të benzinës.

Sipas njoftimit të Departamentit të Tregëtisë shitjet me pakicë u rritën 0,6 përqind. Ndërsa çmimet e mallrave, me përjashtim të sektorëve tepër të luhatshëm si energjia dhe ushqimet, pësuan një rënie të lehtë. Ekonomistët i ndjekin nga afër statistikat e shitjeve me pakicë pasi dy-të-tretat e aktivitetit ekonomik të Amerikës bazohet tek shpenzimet e konsumatorëve.

Sipas një raporti tjetër të qeverisë, shitjet me shumicë pësuan një rritje të ndjeshme në qershor me 1,8 përqind. Indeksi i Prodhimit i Departamentit të Punës, bazohet tek çmimet që u paguhen fabrikave, fermerëve dhe prodhuesve të tjerë. //iç//

XS
SM
MD
LG