Lidhje

Preshevë: Dy të plagosur nga shpërthimi


Policia serbe thotë se një shpërthim në jug të vendit la të plagosur një grua dhe një fëmijë.

Shpërthimi, që ndodhi të martën, në një ndërtesë në qytetin e Preshevës, shkaktoi dëme të lehta materiale edhe një ndërtesat përreth.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç, tha se bomba ishte vendosur në të hyrë të ndërtesës. Ministri e quajti shpërthimin një akt terrorist.

Para 5 ditësh në rajon ndodhi një sulm tjetër. Të enjten, dy policë u plagosën në Luçan kur ndaj tyre u hodh një granatë dore.

Rajoni i Luginës së Preshevës ka qënë arenë përleshjesh të dhunshme midis forcave serbe të rendit dhe kryengritësve shqiptarë në vitin 2001 që kërkonin të bashkoheshin me Kosovën. //ii

XS
SM
MD
LG