Lidhje

Valesa, Havel: Obama të mos harrojë Europën Lindore


Disa ish udhëheqës të Europës Lindore dhe Qendrore i bënë thirrje Presidentit Barak Obama të mos lerë pas dore sigurinë e rajonit të tyre ndërkohë që përpiqet për marrëdhënie më të mira me Rusinë.

Ish presidenti polak Les Valesa dhe ai çek Vaclav Havel, së bashku me 20 udhëheqës të tjerë të rajonit, publikuan të enjten një letër të hapur për zotin Obama, duke e paralajmëruar atë për një nervozizëm në rritje në rajon.

Nënshkruesit e letrës thonë se vendet e tyre ndjehen të kërcënuar nga Rusia, të cilën e quajnë një fuqi që kërkon të riinterpretojë historinë dhe që ndjek një program të shekullit të 19 me metoda të shekullit 21.

Ata thonë në letër se Rusia praktikon luftën ekonomike si bllokadat ekonomike, rryshfetin dhe manipulimin e medias.

Autorët e letrës thonë se NATO-ja duket më e dobët tani se sa kur vendet e tyre u anëtarësuan në Aleancë pas rënies së komunizmit rreth dy dekada më parë.

Ata i bëjnë thirrje zotit Obama të tregojë një angazhim më të madh amerikan ndaj rolit të NATO-s si garantuese e sigurisë në Europën Lindore dhe Qendrore. //ii

XS
SM
MD
LG