Lidhje

BE, masa për të përballuar ndërprerje të reja gazi nga Rusia


Komisioni Evropian bëri publike planet për rritjen e kapacitetit magazinues të gazit natyror në vendet anëtare, për të përballuar ndonjë ndërprerje të re të furnizimeve nga Rusia.

Masat që u publikuan sot në Bruksel, u hartuan në përgjigje të mosmarrëveshjeve për çmimin mes Rusisë dhe Ukrainës në janar, që lanë disa pjesë të Evropës pa ngrohje të mjaftueshme gjatë muajve më të ftohtë të vitit.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso paralajmëroi sot se Evropa duhet të nxjerrë mësime nga krizat e mëparshme për të garantuar që kontinenti të mos mbetet më kurrë në mëshirën e të ftohtit.

Plani, i cili duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian, parashikon procedura të pastra dhe efektive, siç theksohet në dokument, dhe vendos një indikator të përbashkët për të diktuar ndërprerje serioze të furnizimit me gaz.

Po ashtu dokumenti i bën thirrje çdo vendi të identifikojë autoritetin kompetent për të mbikqyrur luhatjet e furnizimeve. //ii

XS
SM
MD
LG