Lidhje

Nordin Mohamed Top i dyshuar për sulmet e fundit në Indonezi


Hetuesit indonezianë dyshojnë se prapa sulmeve të djeshme në Xhakarta ka qënë një ekstremist i kërkuar.

Lajmet sot nga Indonezia citojnë një zyrtar të lartë të ketë këtë se provat të çojnë tek i dyshuari Nordin Mohamed Top, me origjinë nga Malajzia. Ai kërkohej për disa sulme në Indonezi, përfshi shpërthimet në Bali në vitin 2002 dhe 2005.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet në hotelet Mariot dhe Ritz Carlton që vranë nëntë persona dhe plagosën 50 të tjerë.

Presidenti indonezian Susilo Judojono vizitoi sot të dy vendngjarjet. Guvernatori i Xhakartës vizitoi të plagosurit në spital. //bsa//

XS
SM
MD
LG