Lidhje

Ish presidenti iranian kërkon lirimin e përkrahësve të opozitës


Ish presidenti iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani, tha se iranianët ende kanë dyshime rreth zgjedhjeve të debatueshëm presidenciale të 28 qershorit. Ai bëri thirrje për lirimin e përkrahësve të opozitës të burgosur gjatë demonstratave pas-zgjedhore.

Kleriku me influencë foli para dhjetra mijëra njerëzve të mbledhur për lutjet e së premtes në Universitetin e Teheranit. Shumë prej tyre ishin përkrahës të kandidatit Mir Husein Mousave, i cili mori pjesë në shërbesë në daljen e parë publike që nga zgjedhjet.

Ndërkohë dëshmitarët thanë se policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë turmat pranë universitetit të Teheranit. Pas shërbesave të lutjes, gazetarët thanë se një turmë e madhe me përkrahësit e opozitës u mblodhën në qendër të Teheranit. Ish kryeministri Musavi akuzon se qeveria manipuloi zgjedhjet në favor të presidentit Mahmound Ahmadinejad, i cili u shpall fitues.

XS
SM
MD
LG