Lidhje

Vdes legjenda e televizionit amerikan, Uolter Kronkajt


Kur ndodhnin ngjarje të rëndësishme në gjithë botën, gjatë viteve 1960 dhe 1970, miliona amerikanë i drejtoheshin ekranit për të parë dhe dëgjuar drejtuesin e lajmeve Uollter Kronkajt për t'u informuar për to.

Uolter Kronkajt, një ikonë e televizionit amerikan vdiq në Nju Jork dje në mbrëmje, pas një sëmundjeje të gjatë. Ai ishte 92 vjeç.

Shumë amerikanë, e kujtojnë lajmin e vrasjes së presidentit Xhon Kenedi në nëntor të vitit 1963, nga transmetimi emocional i Uollter Kronkajt.

Mënyra e tij komunikuese, ndihmoi që emisioni i tij i lajmeve në televizionin CBS, ishte më i ndjekuri nga viti 1961 deri në vitin 1981, kur ai doli në pension.

Presidenti Obama tha nga Shtëpia e Bardhë se "për dekada me radhë, Uollter Kronkajt ishte zëri më i besuar në Amerikë".//kk//

XS
SM
MD
LG