Lidhje

Shpërthimet në Xhakartë nga grupi terrorist Xhema Islamija


Policia indoneziane tha se shpërthimet të premten në dy hotele të Xhakartës janë vepër e grupit terrorist Xhema Islamija që ka lidhje me al-Kaidën. Zëdhënësi i policisë, Nan Soekarna, tha sot se një bombë e pashpërthyer e lënë në një dhomë në hotelin Marriot, i ngjan eksplozivit të përdorur në Bali dhe asaj të përdorur së fundmi në një shkollë islamike.

Sidney Jones, një analiste me Grupin Ndërkombëtar të Krizave, thotë se malajziani, Nordin Top, që drejton fraksionin më militant të grupit Xhema Islamija ka të ngjarë të jetë organizatori i sulmeve. //kh//

XS
SM
MD
LG