Lidhje

Turqia zgjeron ndalimin e duhanit në vendet e mbyllura publike


Turqia ka zgjeruar ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e mbyllura publike duke përfshirë baret, resturantet dhe kafenetë. Ky vendim hyri në fuqi sot pavarësisht nga kundërshtimet e pronarëve të bareve dhe kafeneve të cilët frikësohen se ndalimi I pirjes së duhanit do t’i largojë klientët dhe do të shkaktojë rënie të biznesit.

Por anketat tregojnë se rreth nëntëdhjetë përqind e qytetarëve turq mbështesin shtrirjen e ndalimit të pirjes së duhani në vendet publike të mbyllura, që është faza e fundit e ndalimit të pirjes së duhanit në një vend ku kjo praktikë është shumë e përhapur. Pirja e duhanit është tanimë e ndaluar në vendet e punës në Turqi dhe nëpër hapësira tjera publike si autobusët. //kh//

XS
SM
MD
LG