Lidhje

Bajden: SHBA janë për lidhje me një Ukrainë të fortë


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden thotë se SHBA janë të përkushtuara për lidhje me një Ukrainë të fortë dhe të begatë dhe ai tha se veprimet amerikane për riformulimin e marrëdhënieve me Rusinë nuk do të merren në kurriz të Ukrainës.

Zoti Biden i bëri këto komente në Kiev, ku ai ndodhet në fillim të një vizite tri-ditëshe në atë vend dhe një vizite tjetër në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë.

Duke folur në krah të presidentit ukrainas Viktor Jushçenko, zoti Biden tha se SHBA e mbështesin me forcë të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur aleatët e saj. Ai po ashtu mirëpriti vendimi e presidentit ukrainas për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

Presidenti Jushçenko tha se kishte diskutuar me zotin Biden për sigurinë e energjisë bërthamore në uzinat bërthamore të vendit dhe mbi nevojën për diversifikimin e dërgesave të karburantit në Ukrainë.

Rusia i ka kundërshtuar me forcë përpjekjet e Kievit për anëtarësim në NATO, duke thënë se prania e mundshme e një aleance ushtarake perëndimore në kufitjë e saj do të ishte ndërhyrje në sferat e saj tradicionale të influencës.

XS
SM
MD
LG