Lidhje

Maqedoni: Shtohet numri i shqiptarëve në administratë


Pesëdhjetë vetë, shumica dërrmuese e tyre shqiptarë, morën sot vendimet si nëpunës të rinj në administratën shtetërore të Maqedonisë. Këto punësime bëhen në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Numri i shqiptarëve në administratën e Maqedonisë është shtuar dukshëm brenda pak viteve të fundit dhe sot ata përbëjnë mbi 16 përqind. Sipas marrëveshjes (së Ohrit) përfaqësimi i tyre në administratën shtetërore duhet të jetë në pajtim me përqindjen e vetë popullatës shqiptare në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG