Lidhje

Udhëheqësi nacionalist serb dënohet me 15 muaj burgim


Gjykata e krimeve të luftës dënoi udhëheqësin ekstremist nacionalist serb për përbuzje ndaj gjykatës dhe e dënoi atë me 15 muaj burgim.

Gjykata e Hagës e gjeti fajtor Sheshelin, nën akuzat për zbulimin e identitetit të pseudonimeve të tre dëshmitarëve të mbrojtur në një libër të shkruar prej tij. Gjykata po ashtu i dha urdhër atij ta heqë librin nga faqja e tij në internet deri më 7 gusht.

Më parë, Gjykata e Hagës kishte lëshuar një urdhër për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve nga rreziku i raprezaljeve ndaj tyre. Ata kishin dëshmuar me emra të rremë, me teknologji që ua ndryshonin zërin. Sheshel, që vazhdon të jetë udhëheqës i Partis Radikale të Serbisë, ndeshet po ashtu me një tjetër akuzë nga Gjykata e Hagës, atë të krimeve kundër njerëzimit.

Gjyqi ndaj tij është pezulluar që nga shkurti, kur gjykata mori vendimin se nuk do të ishte e mundur të garantohej siguria e 10 dëshmitarëve të tjerë. (ze)

XS
SM
MD
LG