Lidhje

Obama: Bisedimet me Kinën, një hap i rëndësishëm përpara


Në hapje të një dialogu të nivelit të lartë me Kinën, Presidenti Barak Obama bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit për të nxitur ekonominë globale dhe parandaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Presidenti Obama tha sot se përpjekjet amerikano-kineze për t’u marrë me këto çështje do të jenë përcaktuese për shekullin e 21, duke ei bërë marrëddhëniet me Kinën ndër më të rëndësishmet për Uashingtonin.

Presidenti i bëri këto komente në hapje të një dialogu strategjik dy ditor midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre kinezë.Presidenti i Kinës Hu Gjin Tao i dërgoi një mesazh takimit, duke theksuar rëndësinë e madhe që bie mbi Uashingtonin për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me paqen dhe zhvillimin e njerëzimit.

Presidenti Obama shtoi se ai nuk ushqen iluzione se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të bien dakort për të gjitha çështjet globale.

Ai tha se Kina duhet të respektojë besimin dhe kulturën e pakicave të saj etnike dhe t’u krijojë mundësi njerëzve të thonë lirshëm fjalën e tyre, ashtu siç duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara me pakicat e tyre.//ii

XS
SM
MD
LG