Lidhje

Klinton përpiqet të sqarojë komentet e nënpresidentit Bajden


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton u përpoq dje të qartësonte komentet e nënpresidentit Xho Bajden se Rusia është duke u dobësuar dhe se problemet e brendshme janë faktori më i rëndësishëm që motivon këndvështrimin e saj global.

Nënpresidenti Bajden i tha gazetës The Wall Street Journal se Rusia ka një popullsi në rënie, ekonomi në rënie, dhe sistem bankar që nuk mund të qëndrojë edhe pesëmbëdhjetë vite të tjera.

Nënpresidenti Bajden tha se bota po ndryshon para syve të Rusisë , por ai tha se Rusia ende po shikon mbrapa në të kaluarën, dhe po përpiqet të përballet me të humbjen e rolit perandorak.

Sekretarja Klinton tha në emisionin e rrjetit televiziv NBC Meet the Press se Shtetet e Bashkuara e shikojnë Rusinë si një "fuqi të madhe" e cila po ndeshet me sfida.

Sekretarja Klinton tha se Uashingtoni dëshiron një Rusi "të fortë, paqësore, dhe të begatë" për të punuar me Shtetet e Bashkuara në zgjidhjen e çështjeve si Korea e Veriut, Irani, dhe ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Por sekretarja Klinton tha se Rusia në shekullin e 21 nuk mund të ketë një sferë ndikimi në Evropën Lindore, dhe nuk mund të ndikojë nëse Ukraina dhe Gjeorgjia duan të hynë në NATO. //ii

XS
SM
MD
LG