Lidhje

Shqipëria vendos të dërgojë edhe 120 ushtarakë në Afganistan


Shqipëria vendosi sot që të shtojë në forcat aleate të Afganistanit edhe 120 ushtarakë të tjerë. Trupat shqiptare shtesë pritet të dislokohen në Herat, pranë Komandës Rajonale të Perëndimit në Afganistan.

Sipas vendimit të qeverisë, trupat shqiptare kanë për detyrë të mbështesin forcat aleate në Afganistan. Kjo forcë shtesë do t’i bashkohet njësisë shqiptare që ndodhet aktualisht në terren, përpara zgjedhjeve afganase të 20 gushtit 2009.

Në njoftimin e qeverisë shqiptare theksohet se ky vendim është vlerësuar nga të gjithë aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut e në mënyrë të veçantë edhe nga Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afganistanin dhe Pakistanin, z. Riçard Hollbruk, i pranishëm sot në mbledhjen e Ambasadorëve të NATO-s, në Bruksel. (ze)

XS
SM
MD
LG