Lidhje

Gejts: Shtetet e Bashkuara mund të shpejtojnë tërheqjen nga Iraku


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts thotë se ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të përshpejtojnë tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku. Ai i bëri komentet pas një vizite dy ditëshe në këtë vend.

Zoti Gejts tha se kushtet e sigurisë në Irak janë përmirësuar. Sipas planeve aktuale, të gjithë trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku brenda vitit 2011, ndërkohë që trupat luftarake u tërhoqën nga zonat urbane muajin e kaluar.

Gjatë ditës së fundit të vizitës së tij, zoti Gejts u takua me Presidentin e rajonit autonom irakian të Kurdistanit, Masud Barzani në Irbil, për të diskutuar sheshimin e konflikteve mes popullatës kurde të Irakut dhe shumicës arabe.

Dje, zoti Gejts u takua me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki dhe Ministrin irakian të Mbrojtjes për të diskutuar të ardhmen e trupave amerikane në vend dhe shitje armësh për Irakun. //ad//

XS
SM
MD
LG